Partia Levizja e Legalitetit "Atdheu mbi te Gjitha"

Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit/Komiteti Drejtues

1-Shpëtim AXHAMI   KRYETAR i PLL
2-Lurian    MENA        Sek.Përgjithshëm
3-Edmond Guri.       Zv Kryetar
4-Fatmir    Haveriku  K. K. Kombëtar
5-Bernard Vata.         Sek. Politik
6-Nazif.      Sula.        Sek organizativ
7-Ferit         Nela.        Sek. përs dhe pronat.)
8-Sulejman Gjana      Sek. Diasporës 
9-Arben.     Kollçaku  Sek.zhvillimit urban.
10-Afrim.     Kice.         Sek. Burimeve njerëzore zgjedhore.
11-Eda         Shehu.     Sek. Financës & ekonomis.
12-Hajredin Janina.    Sek Juridik
1-SHPËTIM JATA.       KORD TIRANË
1-DONALD  PETRELA.          TIRANË
1-NAZMI.     DEMERXHI.       TIRANË
2-BAJO        BAJRA               KUKËS
3-AFRIM      STAFHASANI.   DIBËR
4-INDRIT     BUSHATI.          SHKOD
5-LEDIO      DAJA.                  BERAT
6-JULIAN    ZENELI.              VLORË
7-OLIVER      MULLA.             KORÇË
8-KASTRIOT AJDINAJ.          GJIROK
9-ARBEN.      ZDRAVA.           FIER
10-EMANUEL PERJAKU.        LEZHË
11-BEDRI        KOBOÇI.         DURRËS
12-GAZMIRA FRAKULLI.    ELBASAN
III-FORUMET NDIHMËSE
1-Anila        Biba          KR.    FGPLL
2-Bajram   Xhafa.       KR.    SENATI
3-Enver      Kaloshi.     SEK. SENATI
4-Martin    Toro.          KR.     FRPLL

Partia Lëvizja e Legalitetit (shkurt PLL)
Eshte një parti kombëtare me qendër në Tiranë e cila mbështet restaurimin e monarkisë në Shqipëri.


Udhëheqësi: Shpetim Axhami
Deputet në Kuvend: 2 Deputet nga 140 gjithsej
Bashkitë: 22 Këshilltarë  Bashkiak

Partia Lëvizja e Legalitetit është besnike e kujtimit dhe e frymës së burrave të Rilindjes dhe të Pavarësisë tonë Kombëtare të etur për lirinë e pavarësinë e tokës Arbërore, besnike e virtyteve të fisit, trashëguese e traditave të besës, të nderit dhe të burrërisë, e mbështetur në fuqinë e shenjtë të familjes, në moralin dhe në zakonet më të shëndosha të vendit me bazë ideje dhe veprimi " Atdheu mbi të gjitha". PLL është parti e njerëzve të lirë që besojnë në Zot, vlerat hyjnore dhe rolin e rëndësishëm që kanë bashkësitë fetare për ndërtimin dhe zhvillimin e konstruktit shpirtëror të kombit. Ajo është vazhduesja e ligjshme dhe e drejtpërdrejtë e Organizatës Kombëtare "Lëvizja e Legalitetit" e krijuar në zjarrin e Luftës kundër nazi-fashistëve në nëntor të vitit 1943 si pasuese e idealeve të Triumfit të Legalitetit më 24 dhjetor 1924. Me dëbimin e pushtuesve nazi-fashistë dhe me uzurpimin me dhunë të pushtetit nga komunistët kjo Parti mbijetoi dhe zhvilloi në Botën e Lirë aktivitetet si formacion i organizuar politik për çlirimin e Shqipërisë nga diktatura sllavo-komuniste, për pavarësinë e Kosovës dhe të trojeve të tjera të robëruara, për rivendosjen e Monarkisë në Shqipëri dhe në favor të çështjes kombëtare në përgjithësi . E ndërgjegjshme për detyrimet që ka ndaj popullit dhe kombit shqiptar, PLL siguron se si programi, ashtu dhe veprimtaria e saj, përjashtojnë përdorimin e dhunës si mjet për zgjidhjen e problemeve politike të vendit. Partia "Lëvizja e Legalitetit" ka luftuar të tre diktaturat shkatërrimtare dhe më të egra të këtij shekulli për popullin shqiptar: fashizmin italian, nazizmin gjerman dhe komunizmin sllavo-ndërkombëtar. Ajo e konsideron 7 prillin 1939 si fillimin e tragjedisë kombëtare dhe i të gjitha fatkeqësive të mëpastajme për popullin shqiptar, pasoja nga të cilat ende nuk jemi ndarë. Partia "Lëvizja e Legalitetit" asnjëherë nuk ka pranuar dhe vazhdimisht ka luftuar statusin politik, antikombëtar dhe antikushtetues, të krijuar në Shqipëri jo vetëm pas prillit 1939, por edhe pas 24 majit 1944. Ajo është e mendimit se me vendosjen e përsosjen e plotë të demokracisë, populli është përcaktuesi më i mirë për vendosjen e formës së regjimit, Monarki Kushtetuese apo Republike. PLL bazohet në kapacitetet njerëzore dhe intelektuale më të spikatura të vendit tonë për të ofruar një qeverisje në dobi të interesave të vendit, kombit dhe popullit shqiptar, brenda dhe jashtë kufinjve politik. PLL synon është të zhvillojë ndjenjën e ndërgjegjes kombëtare, qytetarisë, traditës, vëllazërimit, punës, përkushtimit dhe krenarisë së të qënurit Shqiptar dhe ka një program që siguron zhvillim, mirëqenie për të gjithë, shance të barabarta, integrim evropian, stimulim të biznesit vendas, riparim të padrejtësive, rritje të rolit të faktorit shqiptar në rajon, bashkejetesë fetare dhe pavarësi të institucioneve të saj, etj. Para së gjithash, PLL mendon se duhet rikthyer besimi i popullit në Zot, në vetvete dhe në qeverisje, duke luftuar fenomenet si korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, padrejtësitë, degjenerimin dhe amoralitetin. Koncepti i PLL është të përballë të gjitha problemet e shoqërisë dhe t’u japë një zgjidhje të drejtë, përfundimtare dhe afatgjate pa marr parasysh interesat e momentit, por duke u bazuar vetëm në parimet e drejtësisë dhe ligjshmërisë, në interesin e vendit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.